Vdes “Olsi polici” i Tik-Tok, Oligert Dika u përplas nga një kamion në vizat e bardha

Oligert Dika, ose “Ols Polici” siç njihej gjërësisht në rrjetet sociale, humbi jetën ndërsa ishte në rolin e efektivit të policisë rrugore. 32-vjeçari u përplas nga një kamion mbi vijat e bardha në vendin ku ai qëndronte zakonisht dhe ishte kthyer në një personazh të videove në rrjet.

Një aksident i ndodhur në zonën e Treshit në Tiranë i mori jetën personzhit të njohur në rrjete sociale si “Olsi Polici”.

Ky është momenti ku betonieria ka përplasur 32-vjeçarin e ndërsa ai qëndron i shtrirë në rrugë në pritje të autoambulancës.

Sipas informacionëve drejtuesi i kamionit po kalonte në Rrugën e Kastriotëve ku dyshohet se në afërsi të vizave të bardha është përplasur me të riun.