Vazhdojnë protestat antiamerikane në Irak

Me thirrjen e liderit të Lëvizjes Sadr, Mukteda es-Sadr, në Bagdad u mbajt një protestë për nxjerrjen e forcave amerikane jashtë vendit.

Iraku nuk po gjen qetësi nga protestat që vazhdojnë për disa muaj.

Me thirrjen e liderit të Lëvizjes Sadr, Mukteda es-Sadr, në Bagdad u mbajt një protestë për nxjerrjen e forcave amerikane jashtë vendit.  

Mijëra njerëz morën pjesë në demonstratën e organizuar në lagjen qendrore Jadiriye të kryeqytetit Bagdad.

Përkrahësit e Sadr marshuan të veshur me qefin simbolik. Të pranishëm në tubim ishin gjithashtu edhe mbështetësit e forcave paramilitare shiite të lëvizjes “Hashdi Shabi”, raporton TRT.

Demonstruesit mbanin në duar flamuj të Irakut; ato hodhën shpesh parulla antiamerikane dhe kërkuan largimin e trupave amerikane nga vendi.

Për shkak të demonstratave në Bagdad u morën masa të forta sigurie; rrugët që të çonin në lagjen Jadiriye u bllokuan nga forcat e rendit.