Vazhdojnë përpjekjet për manipulim kundër operacionit “Burimi i Paqes”

Përkrahësit e organizatës terroriste në rrjetet sociale vazhduan manipulimet dhe dezinformimet me fotografi dhe video që janë incizuar në ngjarjet dhe kohët e ndryshme, pasi operacioni vazhdon të përparojë

Vazhdojnë përpjekjet për dezinformimin në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” në rrjetet sociale, ku fotografia e civilëve që ikin nga përleshjet në Siri është shtrembëruar duke u treguar se është shkrepur gjatë operacionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Përkrahësit e organizatës terroriste në rrjetet sociale vazhduan manipulimet dhe dezinformimet me fotografi dhe video që janë incizuar në ngjarjet dhe kohët e ndryshme, pasi operacioni vazhdon të përparojë. Një ndër ato ishin edhe fotografitë e “civilëve që ikin nga përleshjet në Siri”.

Një llogari që mbështet organizatën terroriste, u mundua që të manipulojë kundër operacionit me fotografinë e shkrepur në shtator të vitit 2014, ku mund të shihet një fëmijë sirian në Suruç duke i mbajtur teshat e saj pas së cilës është ushtari turk.

Llogaria në fjalë gjithashtu ka ngarkuar fotografinë e një foshnje siriane që qëndron në prehër të nënës në qytetin Suruç, të datës shtator 2014, të cilin gjithashtu mundohet ta pasqyrojë sikur është shkrepur gjatë operacionit.

Fotografia e një fëmije sirian migrant i parregullt i shkrepur në janar në një kamp refugjatësh në Greqi, është munduar të shtrembërohet nga përkrahësit e organizatës terroriste sikurse të jetë e shkrepur pas operacionit.

Llogaritë manipulatore fotografinë një fëmije sirian me kukull në dorë dhe të shkrepur në gusht të vitit 2014, ngarkuan në rrjetet sociale për dezinformuar kundër operacionit.

Llogaritë mbështetësve të organizatës terroriste, gjithashtu u përpoqën që fotografinë e shkrepur në mars të vitit 2016 të një nëne siriane bashkë me foshnjën e saj brenda një kutie kartoni ta pasqyrojnë sikur të jetë pas operacionit.

Mbështetësit e organizatës terroriste gjithashtu fotografinë e gushtit të vitit 2015 ku fëmijët sirianë qajnë dhe të një nëne siriane me lot në sy që i përqafon fëmijët e saj, fotografinë të cilën e kanë shndërruar në video, ta pasqyrojnë sikur ka ndodhur pas operacionit duke manipuluar me ato.