“Vaksina e Novavax kundër COVID-19 është e suksesshme rreth 90 për qind”

Kompania farmaceutike amerikane Novavax publikoi të dhënat e parakohshme lidhur me fazën e 3-të të punimeve që vazhdojnë në Britani për vaksinën e mundshme që kanë zhvilluar kundër COVID-19

Kompania farmaceutike amerikane Novavax, njoftoi se ka siguruar sukses rreth 90 për qind në fazën e 3-të të punimeve për vaksinën që vazhdon në Britani kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Novavax, publikoi të dhënat e parakohshme lidhur me fazën e 3-të të punimeve që vazhdojnë në Britani për vaksinën e mundshme që kanë zhvilluar kundër COVID-19. Ajo vuri në dukje se vaksina e cila përfshin edhe provat e pacientëve të infektuar me mutacionin e COVID-19 të vërejtur në Britani është 89,3 për qind efektive kundër virusit.

Në faqen e internetit të kompanisë me qendër në Maryland e cila ndodhet në mesin e kompanive të mbështetura nga qeveria e SHBA-së, thuhet se vazhdojnë provat e vaksinës tek 15 mijë persona në Britani dhe se ajo ka “funksionuar në një masë të caktuar” edhe ndaj mutacionit të ri të virusit të vërejtur për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Në deklaratën e kompanisë vihet në dukje se norma e mbrojtjes së vaksinës që kanë zhvilluar është 49 për qind në Afrikën e Jugut dhe se në mesin e provave ka të sëmurë me SIDA dhe që norma e efektivitetit të vaksinës është rritur në 60 për qind tek të sëmurët që nuk mbartin HIV.

Novavax, për të marrë në Britani miratimin e vaksinës që ka zhvilluar, ka nevojë për të dhëna shtesë që do t’i përfitojë pas kësaj.