Uroi festat e nëntorit me foton e Enver Hoxhës, asnjë masë ndaj deputetit Bujar Çela

Edhe pse kaloi më shumë se një javë nga urimi me foton e Enver Hoxhës për festat e nëntorit në grupin e WhatsApp të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, asnjë masë nuk është marrë ndaj deputetit Bujar Çela.

Deputeti i Fierit nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve që atëherë.

Megjithatë, i vetmi reagim për ngjarjen nga mazhoranca ishte ai i kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla, i cili tha se po verifikohej rasti dhe do të merreshin masa disiplinore nëse konstatohet thyerje etike. Çela, nga ana tjetër, nuk u tërhoq nga deklaratat e tij për vlerësimin e rolit të Enver Hoxhës.