Ulet sërish çmimi i naftës, një litër shitet 203 lekë

Sot një litër naftë do të shitet me 203 lekë për litër sipas vendimit të Bordit të Transparencës për tregtimin e karburanteve.

Ndërkohë çmimi i benzinës do të jetë 206 lekë/litri, kurse për gazin 93 lekë/litri.

Këto çmime do të jenë në fuqi nga data 16 deri më 21 mars.

Çdo pikë karburanti në vend është i detyruar që të zbatojë vendimin dhe të tregojnë naftën me këtë çmim pasi në të kundërt rrezikojnë penalizimeve.

Bordi i Transparencës do të mblidhet përsëri ditën e hënë, datë 21.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të karburante.

Vendimet e Bordit:

  1. Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 199 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 16 Mars-21 Mars 2022, të jetë 193 lekë/litër.
  2. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë 203 lekë/litri.
  3. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë 206 lekë/litri.
  4. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë i pandryshueshëm 93 lekë/litri.