UEFA shtyn finalet e Champions League dhe Europa League për shkak të koronavirusit

“Uefa ka marrë zyrtarisht vendimin për shtyrjen e finales së Ligës së Kampionëve të planifikuar fillimisht për majin e vitit 2020”, thuhet në një deklaratë.

UEFA ka marrë vendim që të shtyjë në finale të Ligës së Kampionëve për meshkuj dhe gra dhe finalen e Europa League për shkak të krizës së vazhdueshme shëndetësore në Evropë të shkaktuar nga CoVid-19.

Stambolli duhet të presë për finalen e Ligës së Kampionëve  që ishte parashikuar të luhej me 30 maj.  Të tre ndeshjet tani do të planifikohen me data të reja që do të përcaktohen në ditët në vijim,.

“Uefa ka marrë zyrtarisht vendimin për shtyrjen e finales së Ligës së Kampionëve të planifikuar fillimisht për majin e vitit 2020”, thuhet në një deklaratë.

“Ende nuk është marrë asnjë vendim për datat e reja. Grupi i punës, i krijuar javën e kaluar si rezultat i thirrjes së konferencës midis palëve të interesuara të futbollit evropian, i cili u kryesua nga Presidenti Uefa, Aleksander Ceferin, do të analizojë opsionet në dispozicion.”

Premier League është pezulluar deri në fund të prillit më të hershme ndërsa Uefa mori vendimin javën e kaluar që Kampionati Evropian, i vendosur fillimisht për këtë verë, do të riorganizohej për vitin 2021.