U vra në Letoni, Meta vizitë në banesën e major Klodian Tanushit

Presidenti Meta bën një vizitë ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni. Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot.

Presidenti Meta bën një vizitë ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni. Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot, shkruan Top Channel.

Tanushi u plagos më 6 maj, gjatë shpërthimit të një mine të paplasur ku humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj. Ai ishte pjesë e kontingjentit shqiptar në misionin e NATO-s, “Enhanced Forward Presence”.

Major Tanushi u largua duke lënë pas gruan dhe tre fëmijët, më të voglin vetëm një vjeç. Familjarët e tij e mësuan lajmin nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneral Manushaqe Shehu.