U tha qe paratë na i dhuroi Franca, por Rama shprehu falenderimet me ajet Kuranor, ja arsyeja

Ndërkohë disa shtete përveç milionave kanë premtuar edhe ndërtimin e 2000 banesave, duke ndjekur kështu modelin ''Erdogan''

Ashtu siç kishte premtuar, se do “i nxirrte paratë nga dheu”, kryeministri Rama ia arriti, krejt befasueshëm, të sigurojë 1 miliard eurot, aq sa është kostoja e dëmeve, për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Pas disa orësh Konferencë Donatorësh, ku sa nga Lindja e sa nga Perëndimi u hap thesi i milionave për Shqipërinë, Ishte komisioneri për Zgjerimin në Bashkimi Evropian, Oliver Varhelyi, i cili bëri me dije duke thënë:

“Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Kjo është një përpjekje e përbashkët. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë.

Falenderoj pjesëmarrësit dhe donatorët. Shpresoj që me këtë do keni mundësi të nisni zbatimin shumë shpejt dhe të mund të ndryshoni kushtet. Ne jemi aty për ju. Do jemi edhe kur të nisni ndërtimin”, tha zyrtari i lartë i Brukselit.

Nga ana tjetër, Rama mbeti pa fjalë nga shifra e mbledhur, që sipas tij ishte larg pritshmërive.

“Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them. Më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë”, tha Rama, ku tha më tej: “Nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ajo që ndodhi sot: ‘Njerëzimi është një komb i vetëm!’”

Ndërkohë, veç milionave të dhuruara, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Banka Europiane e Investimeve, premtuan se cila nga 2000 banesa, duke ndjekur kështu modelin “Erdogan” në kontribut.

Ja disa nga gjitha donacionet e dhuruara:

No photo description available.

Duhet theksuar që Franca në Total ka dhuruar vetëm 1 milion euro, dhe pjesën tjeter e ka kredi me perqindje mbi 2.2%, ku për shkak të kësaj përqindje , shuma 1 milion euro e dhuruar falas  do t’i kthehet përërsi Francës në menyrë indirekte.