U pezullua nga detyra për shkak të problemeve psiqike, kjo është vajza që vrau familjen dhe veten në Gjilan, mister vendi ku gjeti armën

Sipas Indeksonline, vajza, e cila ka ekzekutuar dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas ka vrarë veten është V. Bllaca. E njëjta medie ka publikuar edhe foton e vajzës.

Mediat kosovare kanë zbardhur detaje të reja rreth autores së masakrës së ndodhur në Gjilan, mesditnë e sotme në orën 13:00. Sipas Indeksonline, vajza, e cila ka ekzekutuar dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas ka vrarë veten është V. Bllaca. E njëjta medie ka publikuar edhe foton e vajzës.

V Bllaca

Indeksonline shkruan se V. Bllaca ishte pezulluar nga detyra si efektive policie në rajonin e Gjilanit për shkak të problemeve psiqike. Më pas ajo ishte rikthyer në detyrë, por si pjesë e stafit civil, gjë që nënkupton se nuk i lejohej të mbante armë.