U bllokuan në malin e Murganës, shpëtohen disa alpinistë, një 17-vjeçar u nxor me dëmtime

Aktualisht një 17-vjeçar është lokalizuar nga forcat shqiponja dhe zjarrfikëse.

Një grup alpinistësh që po ngjiteshin në malin e Sotirës të Dropullit janë bllokuar. Balkanweb raporton se një grup prej 60 alpinistësh u nisën mëngjesin e sotëm drejt malit, teksa disa prej tyre kanë rrëshqitur gjatë ngjitjes dhe janë bllokuar.

Aktualisht një 17-vjeçar është lokalizuar nga forcat shqiponja dhe zjarrfikëse. Ai u godit nga një shkëmb dëbore dhe pësoi dëmtime.

Prefekti i qarkut, Odise Kote dhe përfaqësues të tjerë ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes.