Turqia shpërndanë pako ushqimore për nevojtarët në Prishtinë

Akın bëri të ditur se këtë vit Turqia ndanë 600 pako me ndihma ushqimore, një pjesë e të cilave është ndarë, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të ndahet

Me rastin e muajit Ramazan, Shoqata Gerçek në bashkëpunim me Konsulencën për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Prishtinë kanë shpërndarë pako ushqimore për 50 familje në nevojë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pakot ushqimore të ndara për familjet nevojë përmbajnë oriz, sheqer, vaj, fasule, kripë dhe makarona.

Këshilltari i çështjeve fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, Nevzat Sabri Akın, bëri të ditur se këtë vit Turqia ndanë 600 pako me ndihma ushqimore, një pjesë e të cilave është ndarë, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të ndahet.

Ai theksoi se Fondacioni i Dijanetit të Turqisë ndan pako me ndihma me qëllim për t’i mbështetur vëllezërit në Kosovë.

“Këto paketa mund të plotësojnë nevojat për rreth dy javë për një familje. Ne si Turqi duam t’u urojmë Ramazan të mbarë vëllezërve në Kosovë dhe për forcimin e lidhjeve, Fondacioni i Dijanetit bën edhe ndarjen e pakove me ndihma, por edhe organizojmë iftar së bashku me vëllezërit dhe bashkatdhetarët duke shtruar sofra të iftarit”, tha Akın.

Ambasadori turk në Kosovë, Çağrı Sakar, falënderoi shoqatën Gerçek dhe tha se 50 pakot ushqimore janë për vëllezërit, miqtë dhe nevojtarët në Prishtinë.

“Vëllezërit nga Turqia nuk ju harruan juve vëllezër nga Kosova, në muajin e Ramazanit. Jemi krenar me këto ndihma, që i shërbejnë forcimit të lidhjeve vëllazërore historike mes vendeve tona, urës historike vëllazërore”, tha Sakar.

Gjithashtu këtë organizim e mbështetën ushtarët turq në Kosovë dhe Fondacioni Eyup Sultan.