Turqia ndalon simbolin “Autochthonous” në ndeshjen kundër Shqipërisë

Shqipëria luan këtë të premte ndeshjen e 7 në grup, vendimtare për synimet për kualifikim. Me 3 fitore dhe 3 humbje, kombëtarja ka 9 pikë dhe renditet tani në vend të katërt, ndërsa Turqia kryeson grupin H me 15 pikë.

Simboli i “Autochthonous”, banerit të bërë të famshëm në ndeshjen e vitit 2014 Serbi – Shqipëri, nuk do të lejohet të shfaqet në stadiumin “Şükrü Saracoğlu”, të Stambollit.

Vendimi është marrë nga autoritetet turke, të cilat i ka bërë të ditura për publikun shqiptar Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan A2News.

Njoftimi i FSHF:

“Një pjesë e materialeve të tifozëve nuk mund të lejohen në stadium. Turqia ka një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium. Kemi marrë konfirmimin se do të lejohen daullet për çdo grupim, flamurët shqiptar dhe shallet me logon e flamurit Kombëtar. Nuk lejohet asnjë megafon, baner ultrasësh i çdo tifogrupi, baner me imazhe personale, veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi siç mund të jenë ato me imazhin Autochthonous”