“Turqia me vendosmëri do të vazhdojë shpimet në Mesdheun Lindor”

Zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, thotë se Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e saja dhe të qipriotëve turq

0

Turqia “me vendosmëri” do të vazhdojë aktivitetet e saja të shpimit në Mesdheun Lindor, tha të dielën zv/presidenti Fuat Oktay, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tani, anijet Fatih, Yavuz, dhe Barbaros janë në rajon. Oruç Reis po lundron drejt rajonit. Vendosmëria jonë në këtë pikë është ekstremisht e qartë”, tha Oktay para gazetarëve, pas namazit të Kurban Bajramit në Stamboll.

“Pa ndonjë hezitim, Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e saja dhe të qipriotëve turq”, shtoi ai.

Turqia do t’u përmbahet përkushtimeve të saja për të vazhduar aktivitetet e shpimit dhe ndarjen e barabartë dhe të drejtë të resurseve me qipriotët turq, shtoi ai.

Oktay gjithashtu rikujtoi se aktivitetet e shpimit po mbahen brenda shelfit të saj kontinental dhe brenda korrnizave të marrëveshjes me Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Turqia vazhdimisht ka kontestuar shpimet e njëanshme të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke pohuar se edhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) po ashtu ka të drejta për burimet në këtë zonë.

Që nga kjo pranverë, Ankaraja ka dërguar në Mesdheun Lindor dy anije shpimi, anijet Fatih dhe atë Yavuz, duke pohuar të drejtat e Turqisë dhe të TRNC-së mbi burimet e këtij rajoni.

Anija e parë sizmike turke, Barbaros Hayrettin Paşa, e blerë nga Norvegjia në vitin 2013, po kryen kërkime në Mesdhe që nga viti 2017.

Athina dhe grekët qipriotë kanë kundërshtuar këtë lëvizje, duke kërcënuar me arrestimin e ekipeve të anijeve dhe duke i listuar edhe krerët e BE-së për t’u bashkuar me kritikat e tyre.

Në vitin 1974, pas një grusht shteti nga Greqia që synonte aneksimin e Qipros, Ankaraja duhej të ndërhynte si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua TRNC.

Dekadat që nga ajo kohë kanë parë disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Qipros, por të gjitha të dështuara. Ajo e fundit e mbajtur me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.