Turqia, goditje të madhe organizatës terroriste DEASH

Njësitë e policisë, xhandarmërisë dhe rojës kufitare gjatë punimeve në muajin tetor kanë arrestuar 410 të dyshuar, përfshirë edhe të huaj të cilët janë përcaktuar si përgjegjës të nivelit të lartë të organizatës

Turqia vazhdon luftën efektive dhe të vendosur kundër organizatës terroriste DEASH, ku nëpërmjet operacioneve muajin e kaluar dhe punimeve të suksesshme të forcave të sigurisë ajo i ka bllokuar frymëmarrjen organizatës si dhe ka penguar aktet me bomba vetëvrasëse që terroristët kishin planifikuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Brenda vendit Turqia po vazhdon me një vendosmëri të madhe operacionet kundër organizatës terroriste DEASH e cila përgjak ditët më të bukura të njerëzve dhe e cila nuk ngurron të vendosë në objektivin e saj as të moshuarit e as fëmijët.

Forcat e sigurisë muajin e kaluar zhvilluan operacione të suksesshme në qytete të ndryshme të vendit duke i dhënë një goditje të madhe organizatës terroriste kryesisht në Stamboll, Ankara, Konya, Samsun, Adana, Kilis, trabzon, Malatya, Osmaniye, Kayseri, Adiyaman dhe Hatay.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka përpiluar, mësohet se njësitë e policisë, xhandarmërisë dhe rojës kufitare gjatë punimeve në muajin tetor kanë arrestuar 410 të dyshuar, përfshirë edhe të huaj të cilët janë përcaktuar si përgjegjës të nivelit të lartë të organizatës.

Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve u konfiskuan një sërë dokumentesh dhe materiale digjitale të organizatës. Pas procedurave të njësive të sigurisë të dyshuarit u dërguan në gjykatë ku 40 prej tyre u arrestuan. Ndërsa disa të tjerë të dyshuar u deportuan dhe për disa vazhdojnë ende proceset gjyqësore.

– Disa nga operacionet kundër DEASH-it në muajin tetor

Ekipet e Drejtorisë së Anti-terrorizmit në Ankara arrestuan 20 të dyshuar të huaj me pretendimin se kanë lidhje me DEASH-in. Po ashtu edhe një qytetin Konya u arrestuan 2 persona me pretendimin se kanë zhvilluar propagandë për ish-kreun e DEASH-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Në qytetin Samsun gjatë një operacioni kundër DEASH-it u arrestuan 3 vëllezër sirianë të cilët më pas u liruan me kusht. Edhe në qytetet Mardin, Yozgat, Stamboll, Osmaniye, Kocaeli, Kayseri, Kilis, Samsun, Tekirdağ, Adana, Siirt, Adıyaman dhe Hatay u arrestuan 79 të dyshuar përfshirë edhe të huaj.

Ndërkohë në operacionet e ndërmarra kundër organizatës terroriste DEASH më 13-14-15 tetor në 25 qytete u kapën 146 të dyshuar të tjerë.

Një tjetër i dyshuar për lidhje me DEASH-in u kap në rajonin Akçakale të qytetit Şanlıurfa derisa tentonte të kalonte në mënyrë ilegale nga Siria në Turqi.

Në qytetin Kilis u arrestua një shtetas britanik me origjinë iraniane për të cilin pretendohet se është anëtar i DEASH-it. Ndërkohë janë deportuar dy të dyshur sirianë të cilët u arrestuan gjatë një operacioni të ndërmarrë kundër DEASH-it në qytetin Adana. Njëri prej të dyshuarve Esad C. nga dy të deportuarit u pretendua se drejtonte shitjen e naftës në emër të organizatës në rajonin Al-Hasakah të Sirisë.

Po ashtu në operacionet kundër DEASH-it u arrestuan 5 persona të tjerë në qytetin Kayseri, 3 në Şanlıurfa 31 të tjerë në qytetet Kahramanmaraş, Şanlıurfa, Zonguldak, Trabzon, Osmaniye, Balıkesir, Kocaeli, Hatay, Kayseri dhe Adana si dhe 10 të tjerë në qytetet Malatya dhe Bingöl.

– Goditje ndaj DEASH-it përpara festës së 29 tetorit

Në 26 operacione të ndërmarra në 21 qytete të vendit ndaj organizatës terroriste të DEASH-it e cila ishte në kërkim të sulmeve gjatë aktiviteteve të Ditës së Republikës u arrestuan 100 persona.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Turqisë, Mehmet Aktaş tha se do të vazhdojnë luftën me përpikëri dhe vendosmëri ndaj të gjitha organizatave terroriste, përfshirë organizatat FETO, DEASH dhe PKK.

“Në 26 operacione të ndërmarra në 21 qytete të vendit ndaj organizatës terroriste DEASH e cila ishte në kërkim të sulmeve të mundshme gjatë aktiviteteve të Ditës së Republikës janë arrestuar 100 persona. Ndërsa janë identifikuar 1.297 llogari të rrjeteve sociale ku është bërë propagandë njollosëse në lidhje me operacionin ‘Burimi i Paqes’, ku janë shoqëruar në polici 452 persona dhe janë arrestuar 78 të tjerë”, informoi Aktaş.

Pas neutralizimit të kreut të DEASH-it, Abu Bakr al-Baghdadi, u arretuan 3 të dyshuar si anëtarët të organizatës terroriste të cilët ishin në përgatitje të akteve sensacionale (të bujshme) gjatë ceremonive për festën e Republikës në Stamboll.

– Nga 13.696 të dyshuar të ndaluar janë arrestuar 4.517 prej tyre

Forcat turke të sigurisë gjatë 4.536 operacioneve të ndërmarra që nga viti 2016 në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DEASH, kanë ndaluar 13.696 të dyshuar dhe kanë arrestuar 4.517 prej tyre.

Në luftën që forcat e sigurisë vazhdojnë kundër organizatave terroriste, nën kontrollin e ekspertëve të anti-terrorit dhe shërbimeve inteligjente janë formuar 60 pika të “njësisë së analizës së rrezikut” në 30 qytete. Në kuadër të kësaj i janë dhënë goditje të rënda organizatës terroriste DEASH, Al-Kaeda dhe luftëtarëve të huaj terroristë.

Në kuadër të punimeve nga njësitë e sigurisë të cilët vazhdojnë aktivitetet e tyre në kontakt dhe koordinim me njësitë e shërbimeve inteligjente të vendeve të tjera, është mundësuar ndalimi i hyrjes në Turqi për 75.480 shtetas të huaj të cilët janë përcaktuar se do të kalonin në rajonet e konflikteve.

Forcat turke të sigurisë nëpërmjet punimeve të kryera kundër organizatave terroriste brenda vendit kanë parandaluar një numër të madh të akteve të planifikuara nga terroristët. Që nga viti 2016 e deri më tani në kuadër të kësaj kanë zhvilluar 4.536 operacione nga të cilat 783 në vitin 2016, 1.391 në vitin 2017, 1.327 në vitin 2018 dhe 1.035 këtë vit deri më 15 tetor.

Në po të njëjtën periudhë në fjalë gjatë operacioneve thuhet se janë neutralizuar 1.018 terroristë përfshirë terroristët e kapur të plagosur apo që u janë dorëzuar forcave të sigurisë.

Aktualisht 1.174 prej pjesëtarëve të organizatës terroriste DEASH dhe 115 nga Al-Kaeda janë të burgosur dhe të dënuar nëpër burgje.

– Proceset e gjykimit për pjesëtarët e DEASH-it

Në një gjykim kundër organizatës terroriste DEASH në qytetin Gaziantep, të akuzuarit Melih Engin, Ulaş Çelebi dhe Abdulkerim Eski që u kapën në një zonë ushtarake janë dënuar me nga 6 vite e 3 muaj burg, ndërsa edhe gratë H.Ç, D.E. dhe M.B. që ndodheshin bashkë me ta u dënuan me nga 2 muaj e 15 ditë burg me akuzën për “hyrje pa leje në zonë të ndaluar ushtarake”.

Ndërkohë në Kocaeli vazhdon gjykimi në gjendje të lirë për 4 të akuzuar sirianë me pretendimin se janë pjesëtarë të DEASH-it. Për dy prej të akuzuarve Halit H. dhe Ömer A. është kërkuar dënimi me nga 15 vite burg për anëtarësim në organizatë terroriste.

Për sirianin Mustafa Z. i arrestuar në kuadër të hetimeve kundër DEASH-it në qytetin Adana është pranuar aktakuza me dënimin e tij deri me 15 vite burg me akuzën “anëtarësim në organizatën terroriste të armatosur”.

Ndërsa për 9 të dyshuar nga të cilët 6 të arrestuar në kuadër të hetimit kundër DEASH-it në qytetin Adana është hapur padia gjyqësore me dënimin deri në 15 vite me akuzën “anëtarësim në organizatën terroriste të armatosur”.