Turqia emëron gjeneralen e parë femër

Ozlem Yilmaz u gradua gjeneral brigade nga pozicioni i koloneles së lartë
Ushtria turke ka emëruar gjeneralen e parë femër, është bërë e ditur sot në “Gazetën Zyrtare” të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ozlem Yilmaz u gradua gjeneral brigade nga pozicioni i koloneles së lartë.

Tani ajo do të jetë nënkryetare e Akademisë së Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare.

Avancimet e tjera përfshijnë dy gjeneralë lejtnantë, 16 gjeneralë majorë dhe 13 gjeneralë brigade.

Ndërkohë, gjeneral Arif Cetin do të vazhdojë të jetë në krye të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë.