Turqia e 59-ta në radhitjen e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor

Duke u radhitur në vendin e 59-të në mesin e 189 vendeve të botës në radhitjen e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor, Turqia për herë të parë hyri në kategorinë e “zhvillimit shumë të lartë njerëzor”.

Duke u radhitur në vendin e 59-të në mesin e 189 vendeve të botës në radhitjen e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor, Turqia për herë të parë hyri në kategorinë e “zhvillimit shumë të lartë njerëzor”.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) duke i marrë për bazë të dhënat e vitit 2018 përgatiti “Raportin e Zhvillimit Njerëzor 2019” që përfshinë edhe Indeksin e Zhvillimit Njerëzor, Indeksin e Zhvillimit Njerëzor të Përshtatur me Pabarazi, Indeksin e Zhvillimit Njerëzor i Bazuar në Gjini, Indeksin e Pabarazisë Gjinore dhe Indeksin Shumëdimensional të Varfërisë.

Vlera e indeksit të Turqisë në vitin 1990 ka qenë në nivelin 0,579, ndërsa vitin e kaluar shënoi rritje me 39,4 për qind dhe arriti në nivelin 0,806, në këtë mënyrë Turqia në mesin e 189 vendeve të botës u radhit në vendin e 59-të, raporton TRT.

Periudha e pritur e jetesës në Turqi gjatë periudhës 1990-2019 u rrit për 13,1 vit, periudha mesatare e arsimit me 3,1 vit dhe periudha e pritur e arsimit me 7 vite e gjysmë. Të ardhurat kombëtare bruto për frymë në Turqi gjatë periudhës së njëjtë u rritën afërsisht 122,1 për qind.

Në vendin e parë ndodhet Norvegjia me Indeksin e Zhvillimit Njerëzor 0,954. Ajo pasohet nga Zvicra me 0,946, Irlanda me 0,942 dhe Gjermania dhe Rajoni i Posaçëm Administrativ i Kinës, Hong-Kongu me 0,939.