Turqia do të modernizojë sistemin e ujitjes dhe të bujqësisë për të kursyer ujë

Ministri i Pyjeve dhe Bujqësisë i Turqisë, Bekir Pakdemirli, ka bërë të ditur se vendi i tij synon modernizimin e sistemeve të saj të ujitjes dhe bujqësisë në përputhje me politikën e vendit mbi ujin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Ministria e Pyjeve dhe Bujqësisë, ku citohet ministri Pakdemirli, përdorimi i ujit në bujqësi po riorganizohet në mënyrë që të zvogëlojë efektet negative të ndryshimit të klimës dhe thatësirës.

Duke marrë parasysh kufizimet e pamjaftueshme të ujërave nëntokësore dhe ujit ministria ndërmori masa për të promovuar lashtat që konsumojnë sasi më të vogël të ujit, duke i zëvendësuar ato me lashtat që konsumojnë sasi më të madhe të ujit, të tilla si misri.

“Duke marrë në konsideratë ndryshimet klimatike dhe kushtet e thatësirës, ne kemi përshpejtuar përpjekjet tona për të promovuar sistemet moderne që kursejnë ujin”, tha Pakdemirli.

Ministri turk theksoi se modelet janë krijuar për të reduktuar përdorimin e ujërave nëntokësore dhe për të rritur bimët që konsumojnë sasi më të vogël të ujit. Ai shtoi se do të inkurajohen produktet që janë më të përshtatshme me kushtet klimatike të rajoneve dhe që konsumojnë më pak ujë.

“Me përfundimin e punimeve të rëndësishme të infrastrukturës në ujitje, siç janë shërbimet e zhvillimit në terren, si dhe me kalimin në sistemet e mbyllura të ujitjes, në ujin e ujitjes do të arrihet një nivel shumë i lartë i kursimit”, tha ai.