Turqia dënon sulmet ndaj fabrikave saudite të naftës

Turqia u bëri thirrje vendeve të rajonit të përmbahen nga provokimet që mund të dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Gjirit

Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi sulmet me dronë ndaj dy fabrikave të kompanisë shtetërore saudite të naftës Aramco, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministria tha se dënoi sulmet e djeshme të cilat shkaktuan në zjarr në objektet që ndodhen në jugperëndim të qytetit Dhahran.

Turqia u bëri thirrje vendeve të rajonit të përmbahen nga provokimet që mund të dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Gjirit.

Pas sulmeve me dronë, Arabia Saudite ndaloi përkohësisht prodhimin e naftës nga dy fabrikat e saj naftës të drejtuara nga Saudi Aramco, që korrespondon me gati dy milion fuçi në ditë.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, rebelët Huthi në Jemen, të cilët luftojnë kundër koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, thanë se kanë kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Grupi Huthi i mbështetur nga Irani, raketat balistike të të cilit zakonisht interceptohen nga sistemet e mbrojtjes ajrore saudite, më parë ka shënjestruar asete dhe lokacione të caktuara strategjike të Arabisë Saudite, duke përdorur drone të armatosura.