Turqia bllokon hyrjen e anijeve ushtarake ruse në Detin e Zi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka lajmëruar se Turqia ka bllokuar hyrjen e anijeve ushtarake ruse në Detin e Zi.

Përmes një postimi në Twitter, Zelensky falenderon presidentin turk Erdogan dhe popullin turk për mbështetjen ushtarake dhe humanitare.

 

 

“Falenderoj mikun tim zotin, Presidentin e Turqisë, Erdogan dhe popullin e Turqisë për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të luftanijeve në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë jashtëzakonisht të rëndësishme sot. Njerëzit e Ukrainës nuk do ta harrojnë kurrë këtë”, shkroi Zelenski në Twitter.