Turqia, Arabia Saudite dhe standardi i dyfishtë i Evropës në eksportin e armëve

Eksportuesit më të mëdhenj të armëve – Franca, Gjermania, Britani, Spanja dhe Italia – thanë të gjithë se do të ndalonin eksportimin e armëve që Turqia mund ti përdorë në operacionin e saj ushtarak në Siri.

Fuqitë Evropiane kanë vepruar me shpejtësi për të censuruar Turqinë për ofensive e saj ushtarake në Sirinë Verilindore.

Menjëherë pas trupat Turke kapërcyen kufirin më 9 Tetor me objektivin për të eliminuar terroristët Kurdë përgjegjës për qindra sulme në Turqi, vendet Evropiane në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara bënë thirrje për tërheqjen e menjëhershme të ofensivës.

Në një deklaratë të përbashkët ata thanë se veprimet e Ankarasë mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme e madje të nxisin valë të reja migrimi.

Dënimi i sulmit nga vendet Evropiane i pasua menjëherë me një ndalim të shitjeve të armëve Turqisë.

Eksportuesit më të mëdhenj të armëve – Franca, Gjermania, Britani, Spanja dhe Italia – thanë të gjithë se do të ndalonin eksportimin e armëve që Turqia mund ti përdorë në operacionin e saj ushtarak në Siri.

Përgjigja e shpejtë ndaj Turqisë është krejt e kundërta e asaj që shumica e këtyre vendeve kanë treguar kur grupet e të drejtave të njeriut bënë thirrje për penalitete të ngjashme ndaj Arabisë Saudite për vrasjen e Jamal Khashoggi.

Vrasja e gazetarit më 2 Tetor 2018 nga agjentët Sauditë brenda konsullatës së mbretërisë në Stamboll shokoi mbarë botën dhe nxiti reagime të cilat dënonin veprimet e Rijadit edhe në Jemen ku koalicioni Saudit prej vitesh kryen bombardime dhe sulme ndaj rebelëve Huthi.

Ky konflikt ka vrarë me dhjetëra mijëra njerëz dhe ka dërguar një prej vendeve më të varfra të gadishullit Arabik në një katastrofë humanitare dhe krizë urie.

Ndërsa reagimet ndaj vrasja së Khashoggi u intensifikuan, Gjerman u përgjigj me ndalim të shitjeve të armëve ndaj Arabisë Saudit për gjashtë muaj, por katër vendet e tjera vazhduan të injoronin thirrjet.

Madje Franca e Britania kritikuan Berlinin pasi vazhdoi sanksionet deri në fillim të 2019-ës. Londra ishte e shqetësuar për efektin që sanksionet Gjermane ishin duke pasur në zinxhirët e furnizimit të industrisë Evropiane të mbrojtjes.

Hipokrizi

Britania në fund u detyrua të ndalonte shitjen e armëve Rijadit në Qershor kur një gjykatë apeli tha se vendi kishte shkelur ligjin duke lejuar eksportimin e armëve të cilat mund të jenë përdorur në luftën e Jemenit. Qeveria Britanike nga ana e saj ka në plan të apelojë vendimin.

Franca, Spanja dhe Italia refuzuan të ndiqnin shembullin e Britanisë pavarësisht se raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara thotë se vendet që i shesin armë Rijadit mund të jenë të përfshira në krime lufte në Jemen.

Arabia Saudite është importuesi më i madh i armëve në botë dhe ka shpenzuar 16.9 miliardë dollarë duke blerë armë gjatë periudhës 2014-2018 sipas Institutit Hulumtues të Paqes Ndërkombëtare në Stokholm. Të paktën 4.9 miliardë dollarë janë shpenzuar në blerjen e armëve nga Evropa.

Për të njëjtën periudhë Turqia ka shpenzuar vetëm 3.4 miliardë dollarë import tha instituti, ku gjysma shkuan për vendet Evropiane.

Sinan Ulgen, drejtori i Qendrës Studimore Për Ekonomi dhe Politikë të Jashtme në Stamboll tha se eksportuesi kryesor të Evropës do të humbitnin shumë më tepër nëse ja ndalojnë shitjen e armëve Arabisë Saudite sesa Turqisë.

“Është më i vështirë ekonomikisht për tu ndërmarrë ky hap,” tha Ai duke cituar se lëvizja e Evropës kundër Turqisë nuk është ndalim ndaj të gjithave materialeve ushtarake por vetëm ndaj pjesëve që mund të përdoren në operacionin në kufi me Sirinë.

Masat janë akoma edhe më të dobëta sepse sipas Aktivistit Kundër Tregtisë së Armëve në Britani Andrew Smith ato nuk aplikohen ndaj kontratave ekzistuese të mbrojtjes që ka Turqia me Evropë.

“Kjo lëvizje është thjeshtë simbolike dhe nuk do të bëjë asnjë diferencë ushtarakisht,” tha Ai.

Industria vendase e mbrojtjes së Turqisë

Presidenti Turk Erdogan ka premtuar të vazhdojë ofensivën në Siri derisa luftëtarët Kurdë të ulin armët. “Ata që mendojë se Turqia tërhiqet me kërcënime por bëjnë një gabim të madh,” tha Ai duke folur për ndalimin e eksportit të armëve.

Turqia prodhon 70% të armëve që ka nevojë dhe është ky fakt i cili i ka garantuar vendit sukses në operacionin anti terror brenda dhe jashtë vendit pa u varur nga importimi i produkteve të mbrojtjes.

Dëshira për të zhvilluar një industri mbrojtje erdhi si rezultat i embargos së armëve kundër Ankara në 1974 nga SHBA kur trupat Turke hynë në Qipron Veriore me shumicë turke ndërsa në ishull kishte nisur një grusht ushtarak që kërkonte unionin me Greqinë.

Nën udhëheqjen e Erdogan, eksportet e industrisë së mbrojtjes së Turqisë kanë shënuar boom. Shitjet e armëve nga Akaraja janë rritur me 170% në katër vitet e fundit ku blerësit më të mëdhenj janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Turkmenistani dhe Arabia Saudit.

Pavarësisht standardeve të dyfishta që Evropa përdor ndaj politikave të eksporteve të armëve, ato thonë se ka dallim të madh mes Sirisë dhe Jemenit.

Sipas Evropës, në Siri ekziston frika që grupi terrorist ISIS mund të ringjallet. Gjithashtu Siria është më pranë Evropës dhe SHBA sesa Jemeni. Shteti Islamik dhe problemi me refugjatët kanë qenë problemi i madh i Evropës.