Turqi, shkarkohen kryetarë bashkish për lidhje të dyshuara terroriste

Kryetarët e Bashkive të shkarkuar ishin nga Partia Demokratike e Popujve (HDP), e cila akuzohet për lidhje me grupin terrorist YPG/PKK

Katër kryetarë bashkish në lindje të Turqisë u shkarkuan nga detyra të shtunën me akuzën për mbështetje të terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetarët e bashkive të Surucit në Şanlıurfa, si dhe rrethet Mazıdağı, Savur dhe Derik në Mardin, Hatice Çevik, Nalan Özaydin, Gülistan Öncü dhe Mülkiye Esmez, janë pezulluar, thanë autoritetet e provincave në njoftimet zyrtare.

Qeveria e Turqisë akuzon partinë HDP për lidhje me grupin terrorist YPG/PKK.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.