Turqi, arrestohet një anëtar i lartë i organizatës terroriste DHKP-C

I dyshuari, i identifikuar me inicialet M.S.D., u arrestua në një operacion të zhvilluar nga një skuadër policie kundër terrorizmit në rrethin Bornova

Forcat turke të sigurisë arrestuan një anëtar të lartë të organizatës terroriste DHKP-C në provincën perëndimore të Izmirit, bëri të ditur sot një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

I dyshuari, i identifikuar me inicialet M.S.D., u arrestua në një operacion të zhvilluar nga një skuadër policie kundër terrorizmit në rrethin Bornova.

I dyshuari kërkohej nga Interpoli me një njoftim të kuq.

DHKP-C është përgjegjës për një numër sulmesh terroriste në Turqi, përfshirë sulmin e vitit 2013 ndaj ambasadës amerikane në Ankara, e cila martirizoi një roje turke të sigurisë.

Grupi renditet si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE.Turqi, arrestohet një anëtar i lartë i organizatës terroriste DHKP-C