Turqi, arrestohen 41 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Një total prej 66 të dyshuarve në Komandën e Xhandarmërisë u identifikuan pas një hetimi nga ekipet e inteligjencës, anti-terror dhe kibernetikë, thuhet në deklaratën e prokurorëve në kryeqytetin Ankara...

Forcat turke të sigurisë sot kanë arrestuar 41 të dyshuar të lidhur me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Një total prej 66 të dyshuarve në Komandën e Xhandarmërisë u identifikuan pas një hetimi nga ekipet e inteligjencës, anti-terror dhe kibernetikë, thuhet në deklaratën e prokurorëve në kryeqytetin Ankara.

Një operacion i mëvonshëm i shkallës së gjerë në 25 provinca arrestoi 41 nga të dyshuarit, me operacionet në vazhdim për gjetjen e pjesës tjetër.

Midis të dyshuarve janë zyrtarë të dëbuar ose të pezulluar përkohësisht, përfshirë nënkolonelë, kolonelë dhe kapitenë si dhe studentë ushtarakë dhe të ashtuquajtur “imamë të fshehtë”.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin 251 persona u martirizuan dhe rreth 2.200 u plagosën.

Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.