Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e nesërme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të mbahet seanca e radhës.
Gazetari Osman Stafa ka raportuar se në orën 09:30 është njoftuar një mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD.
Pas përfundimit të mbledhjes, protestuesit e mbledhur para selisë do të marshojnë drejt Parlamentit së bashku me kreun e demokratëve Berisha.