Tubimi i 2 Marsit/ Meta: Gjykata Kushtetuese ishte vija e kuqe. Edi Rama donte ta kapte në mënyrë të dhunshme duke vendosur ‘betimin e Lanës’

Presidenti Ilir Meta ka folur sot dhe për tubimin e 2 marsit 2020, ku mblodhi qytetarët në mbrojtje të Kushtetutës. Meta tha në “Top Story” se erdhi si nevojë e kapjes së shtetit dhe se Gjykata Kushtetuese ishte vija e kuqe, teksa parlamenti po nxirrte akte për ta uzurpuar. “2 Marsi nuk ishte një tubim…

qeveria rama 3

Presidenti Ilir Meta ka folur sot dhe për tubimin e 2 marsit 2020, ku mblodhi qytetarët në mbrojtje të Kushtetutës. Meta tha në “Top Story” se erdhi si nevojë e kapjes së shtetit dhe se Gjykata Kushtetuese ishte vija e kuqe, teksa parlamenti po nxirrte akte për ta uzurpuar.

“2 Marsi nuk ishte një tubim për arsye që Ilir Meta të tregonte se e donte populli. 2 Marsi erdhi si nevojë e kapjes së shtetit, sepse Parlamenti po nxirrte akte pikërisht për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ishte vija e kuqe sepse ky institucion është vete sovraniteti i Shqipërisë”, tha Meta.

Presidenti Meta tha më tej se Rama donte të kapte në mënyrë të dhunshme Gjykatën Kushtetuese, duke vendosur ‘betimin e Lanës’

“Ndërkombëtarëve ju kërkova që të zbatoheshin te gjitha akordet që kishim vendosur për të gjitha pikat për të zhbllokuar ngërçin në Gjykatën Kushtetuese dhe unë e anuloj tubimin e 2 marsit.
Ndërkombëtarët kur panë që populli ishte i qartë dhe po protestonte kundër kapjes së shtetit dhe kapjes së Gjykatës Kushtetuese në atë moment reflektuan.
Pyetjeve të Presidentit ndërkombëtarët iu përgjigjën 3 javë pas tubimit të 2 marsit.
Populli i 2 Marsit, nuk ishte vetëm popull opozitar, aty ishin shqiptarët që po protestonin kundër kapjes së shtetit të së drejtës dhe sovranitetit të vendit nga Edi Rama, marshimi i 2 marsit nuk kishte të bënte me pozicionin e Presidentit.
Edi Rama donte të kapte në mënyrë të dhunshme Gjykatën Kushtetuese, duke vendosur ‘betimin e Lanës’.
Komisioni i Venecias, e tha qartë që vendimet dhe emërimet e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese ishin të drejta”, u shpreh Presidenti Meta.