Trupa gjykuese tërhiqet për vendimin, palët e PD-së në pritje të fatit të partisë

Dy palët e Partisë Demokratike ndodhen në ambientet e Gjykatës së Apelit, në pritje të vendimit të trupës gjykuese se kujt i përket vula e partisë opozitare më të madhe në vend.

Siç shihet në fotot e siguruara nga Top Channel, jashtë dyerve të gjykatës së Apelit ndodhen anëtarët e dy grupeve të PD-së, ndërsa në ambientet e brendshme janë edhe avokatët mbrojtës të dy palëve si dhe përfaqësuesja e ambasadës amerikane.

ADVERTISING

Trupa gjykuese është tërhequr në dhomë këshillimi për shpallje vendimi.

Dy avokatët Indrit Sefa dhe Ivi Kaso vijojnë të mbajnë të njëjtat qëndrime, ku Sefa kërkoi prishjen e vendimit të 25 Marsit, ndërsa Kaso kërkoi që të shpallet e pavlefshme kërkesa pasi sipas tij pala tjetër nuk është legjitime.

Çështja po shqyrtohet nga Elona Mihali, gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja.