Tragjedi në Greqi, përplasen 2 trena, 32 viktima

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Greqi në orët e para të së mërkurës.

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe 85 të tjerë janë plagosur pasi një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash. Aksidenti ndodhi në qytezën Tempe 380 kilometra në veri të Athinës.

Shumë vagona treni dolën nga shinat dhe të paktën tre prej tyre morën flakë.

Autoritetet bëjnë me dije se në qytetin e afërt të Larisës të paktën 25 persona nga 53 që u shtruan në spital kishin lëndime të rënda.

Pasagjerët që morën lëndime të lehta u transportuan me autobus për në Selanik. Në trenin e pasagjerëve ndodheshin 350 udhëtarë.

“Procesi i evakuimit po vazhdon dhe po kryhet në kushte shumë të vështira për shkak të fortësisë së përplasjes mes dy trenave”, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës të Greqisë.

Të mbijetuarit thanë se disa pasagjerë u hodhën nga dritaret e vagonëve të trenit për shkak të përplasjes.

Ende nuk është bërë me dije shkaku i këtij aksidenti të rëndë.