Trafikanti i drogës i dënuar në Itali, fshihej në Kurbin

Një 45-vjeçar i dënuar nga autoritetet italiane, është kapur në Kurbin ku fshihej për disa vite.

Forcat policore të Kurbinit, në bashkëpunim edhe me Interpol Tiranën, pas informacioneve të marra në rrugë operative zbuluan vendndodhjen e të kërkuarit ndërkombëtar me iniciale A. (A) K.

Ky i fundit është dënuar në Itali me 5.9 vite burgim për trafik droge të kryer në bashkëpunim.

45-vjeçari u arrestua me qëllim për t’u ekstraduar drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.