Tjetër masakër me armë në SHBA, 4 të vdekur e 10 të plagosur

Katër persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur në Fresno, këtë të diel, teksa një familje ishte mbledhur për të ndjekur një ndeshje futbolli amerikan.

Një i dyshuar hyri në oborr dhe nisi të qëllojë turmën e njerëzve që ishin të pranishëm, sipas policisë së Fresnos, Kaliforni, SHBA.

Viktimat ishin të gjitha midis moshës 25 dhe 30 vjeçe. Për fat, asnjë nga fëmijët nuk është qëlluar.

Agresori ka arritur të laroghet nga skena dhe policia nuk ia di ende identitetin.