Tiranë, qytetarët ankohen për ndotje akustike nga trafiku dhe lokalet

Ndotja në Tiranë është shumë dimensionale, jo vetëm mjedisi, por edhe zhurmat sjellin shqetësim për qytetarët.

Trafiku i rënduar por edhe lokalet me muzikë të lartë janë burim kryesor i ndotjes akustike.

“Tirana është e zhurmshme”

“Edhe nga trafiku edhe nga muzika”

“Kjo vjen nga zhurmat e makinave”

Zonat më problematike janë kryqëzimet kryesore ku ka jo vetëm qarkullim të lartë të mjeteve, por edhe zënie të hapësirave me hapësira shumë katëshe, transmeton OraNews.

“Makinat më shumë”

“Fillojnë dhe bëjnë edhe ndërtime pa leje”

Në të gjithë Shqipërinë janë vendosur 57 stacione të monitorimit të nivelit të zhurmave, ndërsa vetëm në Tiranë janë vendosur 15 qendra të monitorimit.