Një krim në familje është regjistruar në zonën e Kombinatit një ditë më parë, ku bashkëjetuesja ka qëlluar me thikën e bukës burrin e saj, Erald Tosku pas një konflikti në banesë.
Fillimisht gruaja është konfliktuar me burrin për motive të dobëta dhe më pas e ka qëlluar me thikë.
Tosku është transportuar në siptal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariatin nr.6 autoren e krimit ku edhe i ka marrë deklaratën, por nuk e kanë arrestuar sepse kishte fëmijën 1 vjeç dhe është shtatzënë 6 muajshe.
Prokurori për këto arsye nuk ka pranuar ta arrestojnë, por të procedohet në gjendje të lirë.