Tiranë/ Merr flakë makina në lëvizje, shpëton mrekullisht shoferi

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 14.10.2022, në afërsi të nënkalimit të Selitës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin D. S.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit