TIKA mbështetje për kanalin e bashkësive etnike në Radio Televizionin e Maqedonisë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka mbështetur kanalin e bashkësive etnike në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTM), respektivisht me studio, pajisje teknike dhe mbështetje të softuerit, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e përfundimit të projektit u mbajt një ceremoni, ku morën pjesë zëvendëskryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, kryeredaktori i kanalit dokumentar pranë RTM-së, Eran Hasip, zyrtarë të TIKA-s, përfaqësues të institucioneve turke në vend si dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij në ceremoni, Çevik tha se kjo mbështetje duhet të shihet si një dhuratë e Republikës së Türkiyes, duke theksuar se janë të nderuar dhe krenarë që ndajnë mundësitë dhe burimet që kanë në dispozicion.

Ai tha se do të bëjnë gjithçka që ky unitet dhe respekt mes dy vendeve dhe kombeve të vazhdojë të rritet përmes këtij kanali komunikimi, siç tha ai, ashtu siç ka qenë në të kaluarën. Ai shtoi se transmetimi në fjalë të vazhdojë duke respektuar dinamikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

“Natyrisht, globalizmi përbën një fushë të rëndësishme ndikimi. Derisa mirëkuptimi i medias konvencionale vazhdon, një botëkuptimi i rrjeteve sociale pushton ditën tonë në të njëjtën kohë. Përderisa e shikojmë botëkuptimin e rrjeteve sociale, mund të mendojmë vështirësitë e komunikimit kur 360 milionë njerëz e kanë përdorur këtë rrjet në fushën sociale në vitin 2021. Jemi të detyruar t’u japim njerëzve lajme të sakta duke marrë të dhëna të sakta nga burime të sakta”, tha Çevik.

“Historia jonë vazhdon praninë me gjuhën tonë. Ne kemi ekzistuar deri më sot me gjuhën dhe identitetin tonë. Kjo vlen për komunitetin boshnjak, komunitetin rom, komunitetin turk, vlen për të gjitha komunitetet. Ne duhet të respektojmë gjuhën tonë. Duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Si shprehje e këtij respekti, sot si institucioni i zhvillimit të shtetit të Republikës së Türkiyes kemi kontribuar në formimin e një studioje të tillë”, shtoi ai.

Hasip, nga ana e tij, tha se studion numër 4 të RTM-së e kanë rinovuar dhe pajisur me mbështetje të TIKA-s.

“Falë tyre, zyrat tona u pajisën me kompjuterë. Më parë rinovuan edhe një studio tjetër. TIKA në 10-15 vitet e fundit gjendet pranë nesh me bashkëpunime që do të jenë shumë të dobishme për institucionin tonë, që do të gjejnë sadopak një zgjidhje për problemet tona teknike. Çdo herë kemi ndier mbështetjen e Republikës së Türkiyes”, tha Hasip.

Ai falënderoi TIKA-n, veçanërisht Çevik, për mbështetjen e siguruar, duke shtuar: “Sa herë që të ngecemi, çdo herë hasim tek mbështetja e tyre dhe asnjëherë nuk na zhgënjyen. Sot është një ditë e rëndësishme për ne. Këtë e shikojmë si një presje, sepse bashkëpunimi ynë shpresoj se do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”.

TIKA mundësoi instalimin e një ekrani LED duke bërë dekorimin e brendshëm të studios së kanalit 4 të RTM-së, si dhe një mikser zëri dhe softuer me të cilin mundësoi një mbështetje për zhvillimin e infrastrukturës teknike kanalit të transmetimit për grupet e pakicave, përfshirë atyre turke, boshnjake, vllehe, rome, serbe.