Thirrjet “Allahu Ekber” në stadium, antiterrori shoqëron tifozin e Tiranës

Ndaj Laçit, bardheblutë e Tiranës luajtën një ndeshje deçizive sa i përket objektivave të këtij sezoni, që ishte lufta për mbijetesën. Por protagonistë janë bërë edhe tifozët bardheblu, të cilët në kor kanë thirrur “Allahu Ekber”.

Krye-tifozi i Tiranës siç shihet dhe në videot e më poshtme iu drejtohet tifozëve të tjerë më fjalën “Tekbir”, që do të thotë “Zoti është më i Madhi”.

Pas drejtimit më këto fjalë, tifozët i përgjigjen me “Allahu Ekber”.

Pikërisht ky moment ka vënë në lëvizje edhe forcat antiterror, të cilët kanë shoqëruar për nxitje të urrejtjes fetare edhe një anëtar të “Tirona Fanatics”, 23-vjeçarin M.M.