Theu rregullat e vetizolimit, shoqërohet në polici këngëtari i njohur nga Kosova

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili ka deklaruar se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është lënë i lirë për t'iu nënshtruar sërish vetizolimit në shtëpi nga koronavirusi.

Këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Shkëlzen Jetishi ka thyer rregullin e karantinës duke dalë nga shtëpia, e për këtë arsye ai është shoqëruar në stacionin e policisë së Kosovës.

Ndërkohë ky lajm është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili ka deklaruar se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është lënë i lirë për t’iu nënshtruar sërish vetizolimit në shtëpi nga koronavirusi.

“Dje është hapur rast për këngëtarin Shkelzen Jetishi për mosrespektim të urdhëresës. Është hapur rast dhe është liruar në procedurë të rregullt me premtimin që do ta respektojë urdhëresën.”- tha Gjurkaj.

Ndër të tjera Gjurkaj ka njoftuar se përveç këngëtarit për shkeljen e urdhrit për vetizolim, policia e Gjakovës ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Kujtojmë që Shkelzen Jetishi u urdhërua të vetizolohej, për shkak se ai ka ndarë të njëjtin ambient me këngëtarin tjetër nga Gjakova Muhamet Sejdiu, i cili rezultoi me koronavirus