Thellohet diferenca në Shkodër, Beci kryeson në mbi 8000 vota

Kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci është në avantazh të ndjeshëm në qytetin e Shkodrës, përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.

Sipas të dhënave të publlikuara nga KQZ janë numëruar 187 qendra votimi nga 247 në total, Beci kryeson me 59.88% të votave, ose 25687  vota.

Bardh Spahia ka mundur të marrë 40.12% te votave, ose 17213 vota.