Tërmeti në Turqi – Mesazhe të shumta ngushëllimi dhe solidariteti nga shumë vende të botës

Pas tërmetit 6,8 ballë që goditi të premten në orën 20.55 (me orën lokale) nënprefekturën Sivrice të rrethit Elazig kanë ardhur shumë mesazhe ngushëllimi nga shumë vende të botës.

Pas tërmetit 6,8 ballë që goditi të premten në orën 20.55 (me orën lokale) nënprefekturën Sivrice të rrethit Elazig kanë ardhur shumë mesazhe ngushëllimi nga shumë vende të botës.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Mustafa Akinci shpreh se janë shumë të hidhëruar për tërmetin që goditi Turqinë, i cili shkaktoi viktima dhe të plagosur.

“Në emrin tim dhe popullit turk të Qipros lutem për mëshirën e Allahut mbi viktimat e tërmetit dhe tërë kombit turk i shprehim ngushëllimet tona”, shkruhet në mesazhin e Akinci.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis postoi një mesazh në median sociale ku shkroi: “Jemi në solidaritet të sinqertë me presidentin Erdogan dhe popullin turk pas tërmetit shkatërrues që ka goditur Turqinë. Ekipet tona të kërkim shpëtimit janë të gatshme për të ndihmuar”.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias i përcolli ngushëllimet homologut Çavushollu dhe i bëri të ditur se janë të gatshëm për ndihmë.

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme për të ndihmuar Turqinë,raporton TRT.

“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosura nga tërmeti. Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative”, shkruan Thaçi në mesazhin e tij.

Anëtari boshnjak i Këshillit Presidencial të Bosnje-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç (Sefik Dzaferoviç) në mesazhin ku i përcolli ngushëllimet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me tërmetin, shkruante: “Dëshiroj të shprehem se kemi mësuar me dhimbje lajmin për tërmetin tragjik që ndodhi në vendin tuaj. Ne jemi pranë popullit turk me lutjet tona. Juve, popullit turk dhe veçanërisht familjeve të viktimave u shprehim ngushëllime ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”.

Edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në mesazhin e publikuar në Twitter në lidhje me tërmetin që ra në Elazig, shkroi: “Shpreh ngushëllime të thella për familjet dhe të afërmit e personave që humbën jetën nga tërmeti në Turqi. Solidarizohemi me Turqinë dhe popullin turk”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një mesazhi në median sociale Twitter shkroi: “Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”.

Edhe parlamenti i AND, i përbërë nga Bolivia, Ekuadori, Kolumbia, Peruja dhe Kili i shprehu ngushëllimet Turqisë përmes një mesazhi.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Josep Borrel bëri një postim në Twitter pas tërmetit në Elazig.

“Mendimet tona janë me popullin turk, familjet e viktimave, të plagosurit dhe personat e dëmtuar nga tërmeti. Po ndjekim nga afër situatën. Jemi në solidaritet të plotë me popullin turk”, shkroi Borrel.

Kurse në mesazhin e publikuar në median sociale nga Delegacioni i Bashkimit Evropian për Turqinë shkruhet: “I shprehim të shkuara të gjithëve nga tërmeti që tronditi Turqinë. Familjave të viktimave u shprehim ngushëllime ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë. BE-ja është pranë Turqisë”.

Zëvendëskryeministra e Malajzisë, Wan Azizah Wan Ismail publikoi të premten një mesazh ku shprehu hidhërimin për tërmetin 6,8 ballë që goditi rrethin Elazig.

“Populli i Maljazisë është pranë popullit turk në këto ditë të vështira dhe është i gatshëm të japë çdo lloj ndihme”, shkruhet në mesazhin e Zëvendëskryeministres së Malajzisë.