Tentoi të abuzonte fëmijët e mitur, merret vendimi për 48-vjeçarin nga Berati

Sokol Kapinova, 48-vjeçari që ka ngacmuar seksualisht 5-vjeçaren në Berat, ka pranuar ngjarjen e rëndë para togave të zeza ndërsa ka treguar se i ka mashtruar vajzat e mitura me ëmbëlsira.

Sokol Kapinova, 48-vjeçari që ka ngacmuar seksualisht 5-vjeçaren në Berat, ka pranuar ngjarjen e rëndë para togave të zeza ndërsa ka treguar se i ka mashtruar vajzat e mitura me ëmbëlsira.

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë, “arrest me burg” për 48-vjeçarin nga Berati, Sokol Kapinova, pas ngacmimit seksual ndaj një vajze 5-vjeçare.

Përpara togave të zeza, 48-vjeçari ka pranuar ngjarjen e rëndë, ndërsa ka rrëfyer edhe dinamikën e ngjarjes. Ai është shprehur, se i ka gënjyer vajzat me ëmbëlsira dhe më pas i ka futur në banesë, raporton Top Channel.

Pasi i futi në banesë, motra e 5-vjeçares filloi të bërtiste për ndihmë.

“Dy motrat 5 dhe 7 vjeç po luanin në oborrin e pallatit. I kam gënjyer me ëmbëlsira dy vajzat. I kam futur në banesë. 7 vjeçarja ka bërtitur për ndihmë”, mësohet të ketë thënë në gjyq Kapinova.

Pas vizitës mjekësore, rezulton se 5-vjeçarja ka shenja të ngacmimit seksual.