Të shtëna me armë zjarri në Astir, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet.

Nga raportimet paraprake flitet për një të plagosur.

Identiteti i të plagosurit dhe rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të japë detaje në vijim.