Të shtëna me armë në Buqizë, qëllohet ndaj një biznesmeni

Nga hetimet e para, bëhet me dije se shkak për të shtënat me armë është bërë një histori gjobëvënie.

Të shtëna me armë në Bulqizë. News 24 bën me dije se është qëlluar me armë në drejtim të një biznesmeni, ndërtuesit Gëzim Balla.

Raportohet po ashtu se Balla nuk është prekur nga plumbat, ndërsa autori dyshohet të jetë një person i vetëm.

Policia e Bulqizës ka mbërritur ë vendngjarje ku ka gjetur 5 gëzhoja.

Nga hetimet e para, bëhet me dije se shkak për të shtënat me armë është bërë një histori gjobëvënie.

Aktualisht mësohet se ndërtuesi po jep dëshmi në polici në lidhje me ngjarjen dhe dyshimet që ka.