Të shqetësuar për vjedhjet/ Në fshatrat e Lushnjës, banorët në alarm për rastet e shtuara

Fenomeni i vjedhjeve në zonën e Lushnjës po kthehet në një makth për banorët.

Pas zonës së Darsisë ku disa javë më parë u vodhën disa banesa, këtë herë hajdutët u futën në aksion në Biçakaj, Allkaj e Qerret.

Banorët tregojnë se hajdutët u janë futur deri në dhomat e gjumit.

“Ishin futur nga dritarja, kishin thyer dritaren dhe ishin futur në dhomën e gjumit ku flinte ai. Kishin marrë portofolë e çantën e lekëve, një tjetri i kishin marrë makinën”.

“Kanë marrë makinë, portofolin, ca lekë”.

“Nëse atë natë policia do kishte bërë patrullim në rrugë, do i kishte kapur, kemi frikë të rrimë në shtëpinë tonë”- shprehen banorët e frikësuar.

Rastet janë të shumta, nga vjedhja e makinave apo e lekëve, por ajo që i tremb banorët është lënia e lirë e autorëve. Deri tani policia nuk ka arritur të identifikojë asnjë nga hajdutët e shtëpive, çka i ka bërë banorët të kenë frikë natën.

Vitet e fundit rastet e vjedhjes së shtëpive natën kanë qenë të shumta në Lushnjë.