Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se mazhoranca e vërtetë e vendit do të jetë populli që do të zbresë ë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën kombëtare të 11 shkurtit.
Në një postim në Facebook, Meta tha se shqiptarët do jenë kundër kryeministri Rama, të cilin e quajti mafioz që po përdor paratë e shqiptarëve për të shkatërruar pluralizmin dhe demokracinë.
Postimi i plotë:
Nuk ka më mazhorancë.
Mazhoranca është më 11 shkurt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të gjithë shqiptarët do të jenë bashkë kundër këtij Kryeministri mafioz që paratë e tyre i përdor për të shkatërruar pluralizmin dhe demokracinë.
Të gjithë kundër Kryeministrit që vjedh, poshtëron dhe dëbon shqiptarët!