Taulant Balla: Ta përdorim patronazhimin për t’i thënë njerëzve bujrum vaksinohuni

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla përshëndeti sot vendimin e opozitës për të votuar pro aktit normativ për blerjen e vaksinave antiCovid. Balla tha se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të luftuar me virusin ndërsa theksoi se mesazhi që jep sot kjo seancë është që në fund të fundit partitë i tejkalojnë debatet e tyre kur bëhet fjalë për një cështje sikurse është kjo betejë.

“Të gjithë e kemi mbështetur sot këtë akt normative, i kemi dhënë ‘ok’ qeverisë të vijojë zbatimin e një kontrate prej së cilës përfitojnë të gjitha ata që na kanë sjellë në këtë sallë, prej së cilësi përfitojnë të gjithë. 90% e deputetëve e kanë kryer vaksinimin dhe nëse do kishim arritur që e gjithë shoqëria shqiptare ose popullata +18 do ishte në nivelin e 90 % të vaksinimit, ne do të ishim një vend që nuk do kishim më asnjë masë të sjelljes ndaj covid, por do ishim si Norvergjia apo Danimarka që i kanë hequr kufizimet. Mesazhi që jep sot kjo seancë është që në fund të fundit partitë i tejkalojnë debatet e tyre kur bëhet fjalë për një cështje sikurse është kjo betejë. Padyshim nuancat e thëna në këtë sallë, nuk e prishin atë mesazh që unë besoj që ne do i japim cdo qytetari. Vaksinimi është e vetmja mënyrë që shoqëritë kanë sot në botë për t’ju kundërvënë këtij armiku të padukshëm. nëse nuk do kishim në mënyrën e duhur nga 9 marsi 2020, kur u morën masat e para, koha ka treguar që masat që janë marrë janë të duhurat. Ne nuk jemi në fund, jemi diku ne mesataren e vendeve rreth nesh.

Pyetja që shtrohet dhe mund të kishte debat është a i kemi ofruar ne cdo qytetari vaksinë falas? Besoj biem dakord që asnjë qytetari nuk i është refuzuar. Me Astrazeneca ju si grup parlamentar duhet të kërkoni falje publike, se përhapët gjithë atë histori të tmerrshme. Asokohe edhe z.Berisha ishte në grupin e PD se tani nuk është më dhe ishte numri një i kësaj historie, me fake neës. Ajo që është më e rëndësishme, është që sot jemi në këto kushte. Sot i cojmë një mesazh kujtdo që na dëgjon, bëj vaksinën. Ta përdorim patronazhimin për t’i thënë njerëzve bujrum vaksinohuni. Është e vetmja mundësi që kemi për t’u përballur. Uroj kjo seancë të ketë patur impakt pozitiv.”- u shpreh Balla.

Ndërsa të tjera Balla komentoi edhe propozimët e PD, për përballimin e krizës.

“Dua që sa herë të flitet në këtë foltore të jemi të sinqertë. Z. Basha e quajti taksën e qarkullimit taksa Rama. të dy kemi qenë në sallë kur kjo taksë është votuar në këtë sallë, pra vendosja e taksës së qarkullimit brenda cmimit të karburantit. Ishte i vetmi instrument q ëish miku juaj Bode argumentonte këtu si mënyra e vetme për të mbledhur një taksë që paguhej në pikat e kolaudimit të automjetit. Z.Bode me të drejtë argumentonte se shume makina nuk e paguanin këtë taksë, dhe erdhi me propozimin që kjo të futej në cmimin e karburantit. Si politikë, kjo taksë ka ndodhur atëherë. Rekomandimi im ndaj Lulit është mos hyr në shifra. TVSH 6% për ushqimet, është provuar asnjë ulje te cmimet vetëm përfitim tregtar, asnjë ulje te qytetarët e thjeshtë. Nëse Basha propozon t’i subvencionojmë energjinë oligarkut ku shfrytëzon vilën, mendoj se nuk e kemi këtë komoditet sot.” u shpreh Balla.