Takimi Erdoğan – Putin ka filluar!

Erdoğan, e priti presidentin Putin në Qendrën e Kongresit Haliç, i cili gjendet në Stamboll për ceremoninë e hapjes së tubacionit të gazit natyror Rrjedha Turke

Filloi takimi mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, para hapjes së tubacionit të gazit natyror Rrjedha Turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, e priti presidentin Putin në Qendrën e Kongresit Haliç, i cili gjendet në Stamboll për ceremoninë e hapjes së tubacionit të gazit natyror Rrjedha Turke, që gazin rus do ta transportojë në Turqi dhe nëpërmjet Turqisë në Evropë.

Pas pritjes, filloi takimi kokë me kokë.