Vedat Muriqi bëri një tjetër hap të madh në karrierë këtë verën pasi u transferua nga turqit e Fenerbahces në kampionatin italian te Lazio, për shifrën e 20 milionë eurove, ndërsa sot bëri edhe prezantimin zyrtar.
Fenerbahce e pranon shitjen e Vedat Muriqit, te secila skuadër që ofron mbi 20 milionë euro për sulmuesin kosovar. Krerët e gjigantit turk kanë thënë se janë të lumtur që Muriqi për pak muaj ka arritur të trefishojë vlerën e tij në treg.
Fenerbahce dhe Gallatasaraj impenjohen çdo sezon në futbollin turk në përballje sfiduese në fushën e lojës, por tani gjigantët e Stambollit po luajnë një mini-derbi për një futbollist cilësor.