Qeveria gjermane do të mbështesë rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit, me një grant prej 4 milionë euro.
Gjermania i ka thënë po Shqipërisë për çeljen e negociatave. Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ka deklaruar se parlamenti gjerman votoi me shumicë votash pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
“Qeveria Gjermane i ka thënë PO Shqipërisë dhe presim që edhe shtetet e tjera të aprovojne celjen e negociatave”.
Top Channel ka mësuar se ambasadori i ri gjerman në Tiranë ka kërkuar mos të humbet kohë me reformën zgjedhore.