Tag NBA

Lebron James kalon legjendën e NBA, Chamberlain

Sfida mes Portland dhe Los Angeles Lakers hyn në historinë e NBA dhe kjo falë Lebron James. “The King” shënoi 44 pikë në fitoren 127-116 dhe tashmë e sheh veten mes 5 shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kampionatin amerikan të basketbollit me 31425 pikë të shënuar në karrierë duke lënë pas legjendën e këtij kampionati, Wilt Chamberlain.