Tag Ministria e Jashtme

Vendimi i Holandës për vizat/ Ministria e Jashtme sqaron shqiptarët se çfarë do të ndodhë më tej

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon shtetasit shqiptarë se votimi i Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin holandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohëshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve shengen. Shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve shengen sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetem kushtet aktualisht në fuqi.