Tag Kim Jong Un

Trump pret takimin e dytë, Kim Jong-un viziton sërish Kinën

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un gjendet në Kinë për katër ditë bisedime me Presidentin kinez Xi Jinping. Të martën në mëngjes mbërriti në Pekin një tren i posaçëm, në bordin e të cilit ndodheshin Kim Jong Un dhe bashkëshortja e tij Ri Sol Ju, si dhe një grup zyrtarësh të lartë koreano-veriorë.